Telegrafi

Dita e Kosovës: Dardanët janë mysafirë të Irlandës së Veriut në Ligën e Kombeve

Kosova do të rikthehet sot (e shtunë) në aksion për të zhvilluar pjesën e mbetur të ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja jonë është mysafire e Irlandës së Veriut në takimin që fillon në ora 18:00, e që luhet në kuadër të Ligës C, Grupit të 2-të.

Dardanët për këtë ndeshje do të kenë mungesën e Amir Rrahmanit që është i lënduar, derisa pjesë e skuadrës (të konfirmuar më herët) nuk do të jenë as Mërgim Vojvoda, Leart Paqarada dhe Shkëlqim Vladi.

Lexo po ashtu Kosova mban stërvitjen e fundit përballjen me Irlandën e Veriut, Amir Rrahmani nuk ia del dhe do të mungojë në këtë ndeshje

Ekipi i Kosovës tashmë gjendet në Belfast dhe dje (e premte) kompletoi stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Skudra jonë do të tentojë që nga ky takim të largohet me tre pikë, pasi aktualisht ka gjashtë, gjashtë më pak se Greqia që është lider, ndërsa katra më shumë se Irlanda e Veriut dhe Qipro. /Telegrafi/