Telegrafi

Dita më e keqe në Gjermani deri më tani, 254 njerëz vdesin, më shumë se 100 mijë të infektuar me COVID-19

Numri i vdekjeve nga coronavirusi në Gjermani sot ka kapur shifrën 254, numri më i lartë i vdekjeve në atë vend në një ditë të vetme.

Numri i rasteve të reja gjithashtu u rrit, transmeton Telegrafi.

Janë regjistruar 4003 raste të reja të infektuara me Covid-19, dhe kjo është një rritje, në krahasim me ditët e kaluara kur Gjermania pa një ulje të numrit të të infektuarve.

Në Gjermani janë raportuar gjithsej 103.222 raste të infeksionit, ndërsa numri i të vdekurve tani është 1861. /Telegrafi/