Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur sot në shumë qytete dhe fshatra do të vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale të 15 tetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” i udhëhequr nga LSDM do të ketë takim me qytetarët në Qendër Zhupë, Dibër, Mavrovë, Rostushe, Vrapçishtë dhe Gostivar.
Karavani i koalicionit “Për jetë më të mirë në Maqedoni” i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, do të jetë në Vevçan dhe Strugë.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të ketë aktivitete parazgjedhore në komunën e Gazi Babës.
Të rinjtë e disa partive, sot përsëri do të nënshkruajnë deklaratë për zgjedhje të lira dhe demokratike. Fushata për rrethin e parë ka filluar më 25 shtator, ndërsa do të mbarojë më 13 tetor pas mesnate./Telegrafi/