Telegrafi

Dita e hënë, 1 maj, ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se në pajtim me Ligjin për festat e RM-së (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 21/98 dhe 18/07), 1 maji i vitit 2023 (e hënë), Dita e Punës, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ua uron Ditën e Punës.