Site icon Telegrafi

Dita e Gruas, Policia në Ferizaj me fushatë për parandalimin e dhunës në familje: Një akt guximi fillon kur raportoni dhe kërkoni ndihmë

Në kuadër të fushatave vetëdijesuese për parandalimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, Policia Rajonale e Ferizajt ka organizuar aktivitete ndërgjegjësuese dhe simbolike me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Përmes projektit “Ju jeni zëri i frymëzimit, shpresës dhe ndryshimit në botë”, policia ka shpërndarë lule në të gjitha sheshet kryesore të qyteteve: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, duke përcjellë mesazhin e mbështetjes dhe barazisë.

Në njoftim tutje thuhet se në kuadër të kësaj fushate, theksohet rëndësia e raportimit të dhunës.

“’Ju jeni zëri i frymëzimit, shpresës dhe ndryshimit në botë’!

Një akt guximi fillon kur raportoni dhe kërkoni ndihmë. Telefononi 192 ose përdorni aplikacionin digjital ‘Lajmëro Policinë’”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe fuqizimin e grave dhe të gjithë qytetarëve, duke promovuar një shoqëri të sigurt, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. /Telegrafi/

Exit mobile version