Protestuesit janë larguar nga Kryeministria, duke mos regjistruar asnjë incident.
Të rinjtë janë grumbulluar edhe këtë të hënë në Tiranë, për të gjashtën ditë radhazi, për të protestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Ndryshe nga ditët e mëparshme, nisja ka qenë më e ngadaltë. Protestuesit fillimisht janë mbledhur në sheshin Skënderbej në qendër të Tiranës dhe më pas janë zhvendosur drejt Kryeministrisë.
Deri në këto momente situata në protestë shfaqet e qetë dhe pa tensione.
Në rrjetet sociale ishte njoftuar se protesta do të niste rreth orës 18:00, por duket se grumbullimi i njerëzve ka ndodhur disi më vonë.
Pavarësisht kësaj policia kishte marrë masa paraprake duke siguruar godinat e ministrive në qendër të kryeqytetit dhe godinat e Kryeministrisë apo të kryesisë së Kuvendit. Edhe kalimtarë të rastit gjatë orëve të mbrëmjes kanë qenë më të radhë këtë të hënë në qendër të kryeqytetit./Tv Klan