Telegrafi

Dita e Genuino/Arduino 2016 – Një ngjarje mbarëbotërore që sjellë së bashku njerëzit dhe projektet e Arduinos

Hapësira Krijuese BONEVET për të dytin vit rradhazi feston ditën Genuino/Arduino e cila është një manifestim mbarëbotërorë i Arduinos dhe Genuinos. Ishte një ngjarje që zgjati një ditë dhe u organizua direkt nga komuniteti, ku të interesuarit për Arduino u mblodhen së bashku, ndanë eksperiencat e tyre, krijuan dhe mësuan.

Aktivitete të ndryshme u mbajtën në BONEVET për nderë të ditë së famëshme mbarëbotërore të Arduino. Dita në BONEVET filloi me një puntori dy orëshe, gjatë së cilës mund të marrë pjesë cdokush nga komuniteti. Në fund, ishin rreth 20 pjesëmarrës në këtë puntori, përfshirë këtu dhe antarë nga Girls Coding Kosova, Prishtina HackerSpace, dhe shumë të rinjë të interesuar në teknologji. Ata patën mundësinë të ndëgjojnë një ligjeratë nga Berat Bejtullahu, mentor i Arduinos në BONEVET. Më vonë, ata punuan mbi projektet e tyre të para me modulet e Arduinos.

Ngjarja vazhdoi me një koktel të vogël ku pjesëmarrësit patën mundësinë të bisedojnë me njëri tjetrin dhe të ndajnë eksperiencat e tyre në fushën e teknologjisë, dhe jo vetëm. Në mbarim të ditës, krijuesit e BONEVET prezantuan përpara të ftuarve projektet e tyre si psh: Dora Robotike, Termometri, Xhami Reklamues LED, Mbatësi Elektronik i Distsncës,Stacioni Meteorologjik, etj. Projekte këto të krijuara me pllakën Arduino. Për më shumë informata rreth aktiviteteve në BONEVET mund të vizitoni www.bonevet.org.