Vetëm edhe një ditë ka mbetur për të aplikuar në thirrjen për gjeneratën e re të Super Arsimtarëve dhe Super Mentorëve, të organizuar nga TOKA në pesë vjetorin e implementimit të Programit të Vullnetarizmit Edukativ.
Ky program është metodologji e të mësuarit përmes përvojës dhe shërbimit, i cili u ofron të rinjve zhvillimin e vlerave dhe shkathtësive të reja si: mendimin kritik, komunikimin, zgjidhjen e problemeve, shkathtësitë sociale, marrjen e vendimeve, lidershipin, si dhe ngritë vetëbesimin e vetëdijen për qytetarinë aktive.
Programi i Vullnetarizmit Edukativ funksionon përmes hapjes së Klubeve Super Vullnetare në të gjitha komunat e Kosovës, të cilat bëjnë bashkë mësimdhënësit, mentorët, të rinjtë dhe komunitetin.
Në qoftë se keni pasur gjithmonë dëshirën të keni ndikim në ndryshimet pozitive në komunitetin tuaj qoftë si arsimtar/e, qoftë si student/e apo një i ri/e re, atëherë TOKA ju fton të aplikoni për t’u bërë SUPER Arsimtar/e dhe SUPER Mentor/e.
Kushtet për tu bërë SUPER Arsimtar/e dhe SUPER Mentor/e mund t’i gjeni në format e aplikimit në vijim.
Aplikimin për SUPER Arsimtar/e mund ta bëni përmes kësaj vegze: https://forms.gle/rVtsL96BtmiAAn1p6
Ndërkaq, aplikimin për SUPER Mentor/e mund ta bëni përmes kësaj vegze: https://forms.gle/eaXVCsaZnNHX3qAcA
Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Institutit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut – EIDHR.
Afati për të aplikuar për t’u bërë zyrtarisht SUPER është deri më 22 maj 2022. /Telegrafi/