Telegrafi

Dita e fundit e verifikimit të votuesve ‘fiktiv’ në Maqedoni

Sot është afati i fundit i paraqitjes së personave të cilët janë evidentuar në listën e dyshimtë të votuesve në Maqedoni. Mundësia për t’u paraqitur mbaron në ora 19. Qytetarët mund të paraqiten në njësitë rajonale të KSHZ-së nëpër komuna, ose përmes aplikacionit online në faqen e internetit të KSHZ-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat më të fundit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) tregojnë se deri më tani janë verifikuar vetëm 6984 votues nga lista fiktive prej 39502 votuesve.

3015 persona janë paraqitur në njësitë rajonale të KSHZ-së, kurse pjesa tjetër janë paraqitur përmes aplikacionit online në faqen e internetit të Komisionit.

Më së shumëti qytetarë janë verifikuar në Çair, Tetovë,. Saraj dhe Kumanovë./Telegrafi/