Site icon Telegrafi

Dita e fundit e seancës për Ribalancin e buxhetit

Sot Kuvendi i Republikës së Maqedonisë duhet të përfundojë diskutimin dhe të deklarohet për Ribalancin e Buxhetit të vitit 2017.

Sipas Rregullores së Kuvendit, sot është dita e fundit nga pesë ditët e parapara për diskutim në lidhje me Propozimin e plotësuar për ndrsyhim dhe plotësim të Buxhetit të vitit 2017, njofton Telegrafi Maqedoni.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së janë kategorik në qëndrimin e tyre se ribalanci po shkurton fondet për investime kapitale dhe sektorë kyç, si: shëndetësia, arsimi dhe policia, ndërsa deputetët e pozitës kundërshtojnë duke thënë se e vetmja gjë që shkurtohet janë shpenzimet joreale.

Ribalanci bazohet në projeksion për rritje të PBV-së prej 2,2 për qind, deficiti buxhetor parashikohet të jetë 18,7 miliardë denarë ndërsa vlera e përgjithshme e të ardhurave rishikohet në 1,5 për qind, gjegjësisht për 2,87 miliardë denarë dhe kontributet sociale pritet të kenë rritje të vogël në krahasim me projeksionet fillestare buxhetore. Nga ana tjetër, shpenzimet e parapara për mjete dhe shërbime janë zvogëluar për rreth 2 miliardë denarë në krahasim me projeksionin fillestar, ndërsa shërbimet e kontratave zvogëlohen për 902 milionë denarë./Telegrafi/

Exit mobile version