Të martën është shënuar dita më e ftoftë e fillimit të këtij viti në Shqipëri, ku temperaturat në zonat malore shkojnë deri në -10 gradë celsius.
Bora dhe ngricat kanë mbizotëruar në pjesën më të madhe të Shqipërisë duke krijuar problem në zonat e thella të Dibrës dhe Kukësit.
Autoriteti Rrugor ka njoftuar se në disa akse si Ura Cerenecit-Steblevë apo në rrugët drejt Dardhës në Pukë, të përdoren zinxhirë nga drejtuesit e makinave.
Për shkak të ftohtit dhe acarit dy shkolla janë mbyllur në Bashkinë e Maliqit, ndërkohë që në të gjitha shkollat e tjera mësimi është zhvilluar me orare të reduktuara. /Telegrafi/