Forca e Sigurisë së Kosovës, më datë 25 nëntor 2016, duke filluar nga ora 10 deri në ora 14, organizon “Ditën e hapur” për nder të “Ditës së Forcës”.
FSK mirëpret qytetarët në të gjitha kazermat, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin
Vizitorët do të kenë mundësi të shohin pajisje, ambiente si dhe aktivitete të ndryshme të cilat dëshmojnë kapacitetet e FSK-së. /Telegrafi/