Telegrafi

Dita e dytë e samitit “Global women leaders” 2017 në Shkup

Ekonomia, biznesi dhe ndërmarrësia janë fokusi i ditës së dytë të samitit “Global women leaders” 2017, që mbahet në Shkup. Si panelist sot është paralajmëruar edhe ministrja e shoqërisë informatike dhe administratës Marta Arsovska Tomovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Do të promovohet edhe platforma globale e grave lidere nga sektori publik dhe privat, ku për herë të parë përfshihen gra lidere edhe nga Maqedonia.

Qëllimi i këtij samiti është hapja e dialogut ndërkombëtar i cili çon në përmirësimin e lidershipit të grave, zbulimin e rreziqeve me të cilat ballafaqohen gratë udhëheqëse, krijimin e politikave strategjike për zhvillim si mekanizëm që do të ndikonin pozitivisht në ekonomi.

Në këtë samit në Shkup, marrin pjesë mbi 300 gra nga pesë kontinente dhe rreth 40 paneliste të cilat do t’i ndajnë përvojat e tyre se si një grua të bëhet lidere./Telegrafi/