Që në orët e mëngjesit shumë qytetarë ia kanë mësyrë panairit të Hardh Fest-it. Hapja e panairit të rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë solli produkte të shumta të verës e përtej.
Krahas panairit u organizua “Hardh Treni Tour”, rreth e rrotull Rahovecit, ku qytetarët patëm mundësinë të shëtisin me tren për të parë bukurit e kësaj pjese. Ndërsa, organizimet vazhduan me “Hardh Mini Maratona” 6 kilometërshe.
Ylber Bajraktari, menaxher i kompanisë Stone Castle, kompani e cila është partnere e këtij panairi krahas produkteve të Stone Castle, tha se këtë vit kanë sjellur konjakun “Verak” 25 vjeçar të vjetër.
“Jemi partner të festivalit Hardh Fest, edhe kompania jonë si çdo vit edhe këtë vit ka një përkrahje jashtëzakonisht të madhe të këtij festivali duke bërë organizmin prej kalaveljes së rrushit organizimin në vendin e kampin edhe këtu që shihet.. ne si kompani Stone Castle çdo vit nxjerrim produkte të reja mirëpo këtë vit produktin më të ri edhe më të fuqishëm që e kemi nxjerr, e kemi nxjerr një konjak të cilin e kemi 25 vjeçar si kompani edhe që jemi më e vjetër edhe me anë të këtij është në kuadër të festivalit”, tha ai.
Promovimi i produkteve vendore po i pëlqen Rasim Gashit, arsye për të cilën tha se po e viziton panairin.
“Veç kurreshtar kam dalë për me pa këtë panair dhe këto produktet vendore për mu kanë rëndësi”, tha ai.
Përpos verës së mirë, në panair u promovuan punime artistike në shishet e verës, e që nuk po mungon interesimi për to. Kështu tha Mustafa Kafexhiu, punues figurash artistike në shishe.
“Promovimi im është punimet artistike që i bëjë gravurat në qelq, janë punimet edhe në pirografi por për momentin ende nuk i kam ekspozuar për shkak të kohës…unë i bëjë me porosi të gjitha unë bëjë pamje të ndryshme… duhet të ketë Kosova një fabrikë për qelq”, tha Kafexhiu.
Mjaltin vendor Mustaf Mustafa ka ardhur ta promovojë në panair. Ai pret më shumë vizitorë ditën e dytë të panairit.
“Po kanë interesim por dje nuk ka pasur interesim këtu shumë pak kanë qenë popullata nuk kemi pas vizitorë shumë por sot do të ketë vizitorë më tepër”, tha ai.
Ndërrimi i datës së panairi si duket ka ndikuar në numrin e vizitorëve. Për Bejtullah Shehun, menaxher i kompanisë ‘Kosova Wine’, temperaturat e larta kanë ndikur që vizitorë të ketë më pak, por se pret vizitorë nga të gjitha trevat. Ai pret që ditën e dytë të rriten fluksi i vizitorëve.
“Duke pasur parasysh se është sezona e gushtit dhe është moti pak më i nxehtë se sa viteve të tjera që jemi mësuar në muajin shtator, interesimi ka qenë i madh nuk ka qenë sikurse vitin e kaluar për ditën e parë po presim tash për ditën e dytë se do të rritet për shkak se është edhe ditë vikendi ditë e shtune presim mysafir nga të gjitha trevat”, u shpreh Shehu.
Nga diaspora kishte ardhur te vizitojë panairin. Elez Bytyqi pjesëmarrës për herë të parë në këtë panair tha se pastërtia duhet të jetë më në nivel, dhe se duhet të ketë më shumë drunjë dhe hije.
“Hera e parë që marrë pjesë ne festë në panairin e hardhisë së rrushit.. kushtet atje në Zvicër janë më të mira megjithëse atje e kanë festë tradicionale megjithëse këtu kanë fillu rishtas unë sa e di më 2001 kanë fillu por sa po shihet pak a shumë ambienti është pak ka pemë pak ka duhet me pasë hije ma shumë duhet me pas pemë më shumë pastërtia me qenë në nivel ma të fort”, tha Bytyqi.
Në vrazhdën e aktiviteteve të ditës së dytë të , Hardh Fest, u zhvillua edhe “Hardh Mini Maratona” 6 kilometërshe. Mjetet që do të grumbullohen do të dhurohen për shoqatën për Fibrozë Cistike Kosovë, në mbështetje të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje.
I kënaqur me pamjet u nda Nuredin Qeska.
“Jam vrapues i MiniMaratonës prej 6 kilometrave këtu në Rahovec që mbahet për herë të parë edhe ndahem i kënaqur prej kësaj maratone që ka qenë se rruga ka qenë e mirë edhe ka pas pamje të mira qe kemi mundur me pa diçka që s’ke mujt me pa herëve të tjera na vrapim.. nëse është vitin tjetër edhe një herë besoj që po nëse jam në gjendje të mirë me shëndet”, tha ai.
Organizatori i kësaj Mini Maratone, Betim Zllanoga, anëtar i këshillit organizativ të Hardh Fest, tha se pas një kampanje të gjatë, kjo MiniMaratonë po mbahet me qëllim grumbullimin e mjeteve që do të dhurohen për shoqatën për Fibrozë Cistike Kosovë.
“Në fakt Hardh Festi çdo vit organizon aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim një kauzë edhe që zakonisht qëllimi është për çështje humanitare. Këtë vit në bashkëpunim me shoqatën për Fibrozë Cistike në Kosovë ne kemi organizuar MiniMaratonën në mbështetje të fëmijëve me Fibrozë Cistike, kemi bërë shitje të numrave për pjesëmarrje në MiniMaratonë. Ka ndodhë edhe një kampanjë e gjatë me postime në FaceBook, po ashtu edhe nëpër intervista të ndryshme, që është në një anë edhe ngritje e vetëdijes në lidhje me sëmundjen e Fibrozës Cistike. Por po ashtu edhe mjetet që janë mbledhur, të gjithat 100 për qind do iu jepen ose do të derdhen në gjirollogari të shoqatës për Fibrozë Cistike Kosovë”, tha ai.
Vendin e parë në MiniMaratonë e zuri, garuesi Pajazit Hoti, vendin e dytë Betim Sharku, ndërsa të tretin Bledi Morina.
Gjatë ditës do të zhvillohen aktivitete të ndryshme deri në orën 01:00 pas mesnatës.
Hardh Fest ka filluar dje dhe do të mbyllet nesër me aktivitet të shumta e koncerte zbavitëse. /kp/