Ka filluar tashmë dita e dytë e gjykimit të dytë të fajësimit të ish-presidentit Donald Trump.
Demokratët kanë sjell argumentet e reja se përse duhet të dënohet ish-presidenti amerikan, i cili po akuzohet se ka nxitur trazirat e 6 janarit në Kongresin amerikan.
“Disa njerëz mendojnë se kjo është një garë e avokatëve, ose edhe më keq një garë midis partive politike”, tha avokati i palës akuzuese, Jamie Raskin duke shtuar se “Nuk është asnjëri. Është një moment i së vërtetës për Amerikën. Ne po bëjmë një gjyq mbi faktet”, raporton cnn.
Raskin: "This case is much worse than someone who falsely shouts fire in a crowded theater. It's more like like a case where the town fire chief, who's paid to put out fires, sends a mob not to yell fire in a crowded theater, but to actually set the theater on fire." pic.twitter.com/wj61BjDMaX
— Aaron Rupar (@atrupar) February 10, 2021
“Atë ditë kishte një metodë të çmendur”, thotë Raskin duke shtuar më tutje, “Ky ishte një sulm i organizuar”.
“Donald Trump dorëzoi rolin si kryekomandant”, shton ai. “Kjo ishte tradhtia më e madhe e betimit presidencial në historinë e Shteteve të Bashkuara”, pohoi Raskin.
“Trump e shikoi atë në TV si një shfaqje realiteti – ai u kënaq me të dhe nuk bëri asgjë për të na ndihmuar”, thotë Raskin, duke vazhduar të detajojë ngjarjet e 6 janarit, “Ai veproi si nxitës i përgjithshëm”.
Të martën në mbrëmje, Senati votoi për t’i hapur rrugën gjyqit të plotë. Gjashtë senatorë republikanë votuan pro, një më shumë sesa pesë që kishin votuar muajin e kaluar kundër një përpjekjeje republikane për ta bllokuar gjyqin. Donald Trump bëhet ish-presidenti i parë amerikan që gjykohet në Senat. /Telegrafi/
"Is this America?" pic.twitter.com/pVoQWUJ5Jh
— Aaron Rupar (@atrupar) February 10, 2021