Site icon Telegrafi

Dita e dytë e debatit për ndryshimet kushtetuese, pozita dhe opozita me qëndrime të kundërta

Kuvendi i Maqedonisë sot ka vazhdaur diskutimin për propozimin për ndryshim të Kushtetutës së vendit.

Në seancën e sotme, deputetja e LSDM-së Snezhana Kalleska-Vançeva tha se duhet të votohet “për” pasi me këtë sillet vendim për hapjen e rrugës së vendit drejt NATO-s dhe BE-së.

Gjatë diskutimit të ditës së djeshme pushteti dhe opozita mbetën me qëndrime të kundërta rreth ndryshimeve kushtetuese.

Në fillim të seancës kryeministri Zoran Zaev bëri thirrje për falje të të akuzuarve për 27 prillin dhe ftoi deputetët të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

Ndërsa propozimi i Zaevit, u refuzua nga partia opozitare maqedonase, prej ku thanë se ata nuk ndjehen fajtorë për 27 prillin dhe nuk kanë për çfarë të falen./Telegrafi/

Exit mobile version