Telegrafi

Dita e dredhëzës

Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tha se dredhëza është njëra nga kulturat me të cilën ne mburremi, sepse për herë të parë me prodhimtarinë sezonale ne i plotësojmë kërkesat e tregut vendor dhe eksportojmë. “Prodhimtaria sezonale e dredhëzës tashmë për herë të parë i mbulon kërkesat e tregut vendor dhe kjo na ka shtyre që sektorin e pemëve të imta, përkatësisht prodhimtarinë e dredhëzës, mjedrës dhe manaferrës ta fusim në kuadër të programeve për mbështetje financiare gjatë këtij viti”, tha ministri Stavileci.

Ndërsa, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, theksoi se kjo komunë i ka dyfishuar sipërfaqet e mbjella me kulturën e dredhëzës. “Në komunën e Skenderajt, nga viti 2008 kemi dyfishim të sipërfaqeve të mbjella me kulturën e dredhëzës dhe në nivel vendi kemi ndikuar në masë të konsiderueshme në përmbushjen e nevojave konsumuese”, u shpreh Nura.

Aktualisht në Kosovë janë të mbjella 120 hektarë me Dredhëza kur rendimenti mesatar i tyre sillet prej 7 – 10 tonë për hektarë. /Telegrafi/