Telegrafi

Dita e derbit të Mitrovicës

Elita e futbollit kosovar do të vazhdoi t’i zhvilloi ndeshjet e fundit të fazës së parë në kampionat.

Pasi Hajvalia – Feronikeli hapën xhiron e 11-të duke zhvilluar ndeshjen e parë gjatë ditës së djeshme, sot përballen dy rivalët mitrovicas, Trepça dhe Trepça ’89.

Ndeshja që gjithmonë ka prodhuar rivalitet, pritet të jetë interesante edhe sot, pasi që të dy skuadrat kanë nevojë të madhe për pikë, njëra për t’i ikur fundit të tabelës dhe tjetra për kreun e saj.

Vlen të theksohet se gjyqtar kryesor do të jetë Bajram Gashi, pikërisht gjyqtari që e kishte ndërprerë derbin e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Kjo ndeshje do të filloj nga ora 14:00. /Telegrafi/