Telegrafi

Dita e Boshnjakëve shënohet edhe në Maqedoni

Me rastin e Ditës së Boshnjakëve dje në Komunën e Petrovecit u mbajt festival folklorik, në të cilin kanë marrë pjesë disa grupe folkloriste dhe qytetarë të komunitetit boshnjak.

Në këtë festival të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës së Petrovecit, Borçe Mitevski, deputeti Zeqir Ramçilloviq, përfaqësues nga Ministria e Kulturë, partitë politike si dhe funksionarë tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me rastin e Ditës së Boshnjakëve sot do të mbahet tribunë me temë “Rreziqet e gjuhës boshnjake tek komuniteti boshnjak në Maqedoni”, në të cilën do të marrin pjesë gjuhëtarë, historianë nga Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia./Telegrafi/