Maqedonisë nga sot i shtohet edhe një çmim shtetëror. Ai do të jetë “22 Nëntori” – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë në seancën e sotme mbështetën ligjin në fjalë (52 deputetë), ndërsa kundër ishin 16 deputetë.
Propozimi për plotësimin e këtij ligji, ngjalli debat dhe reagime në Komisionin juridik-ligjvënës e më pas edhe në seancën plenare.
Kurse me këtë plotësim, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe bëhet pjesë e Ligjit për çmime shtetërore.
Deputetet e OBRM-PDUKM-së thanë se nuk do ta mbështesin këtë Ligj, pasi nuk është hapur debat publik dhe nuk janë të përfshirë dhe komunitete të tjera.