Në Maqedoni sot shënohet 22 nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në festimin qendror sonte do të ketë fjalim kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Është planifikuar shëtitje e përbashkët në ora 14:00 në çarshinë e vjetër të Shkupit të kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në shoqërim të kryekuvendarit, Talat Xhaferit dhe zëvendës-kryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq, sot është 110 vjetori i Kongresit të Manastirit, dhe për shqiptarët e Maqedonisë është festë dhe ditë jo pune./Telegrafi/