Site icon Telegrafi

Dita e 39 e protestave kundër Deklaratës së partive shqiptare (Video)

Zhvillimet në Kuvend ngjallën reagime edhe në rrjetet sociale ku gjatë ditës u apelua për protesta masive kundër mënyrës së zgjedhjes së kreut të kuvendit. Por pavarësisht paralajmërimeve se do të mbaheshin më herët, protestat filluan në kohën e zakonshme respektivisht në orën 17 ndërsa nuk është vërejtur as numër i shtuar protestuesish, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesëtarët e nismës “Për Maqedoni të përbashkët” përsëritën qëndrimet se janë kundër Deklaratës shqiptare dhe dygjuhësisë, ndërsa kërkuan që Kryetari i ri i Kuvendit të distancohet nga Deklarata. Protestat u zhvilluan qetë dhe pa incidente./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=W6wnBL8c06Q

Exit mobile version