Ka përfunduar dita e 13-të në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris, derisa u thyen disa rekorde olimpike dhe botërore,ku spikatën hedhja e diskut dhe gara në 8000 mijë metra.
As të martën e 7 gushtit nuk mungoi spektakli, ndërsa jemi në ditët e fundit të garave, pasi përfundojnë të dielën e kësaj jave.
Padyshim se kishte garues nga më të ndryshmit në shumë disiplina, duke sjell kështu edhe ndryshimin në renditjen e medaljeve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vendin e parë, pasi sot fituan tre medalje të artë, ndërsa në total kanë shkuar në 94 sosh: 27 të arta, 35 të argjendta dhe 32 të bronzta.
Kina mbetet në vendin e dytë, edhe pse shtoi vetëm tre medalje të artë, derisa në total kanë 65: 25 të arta, 23 të argjendta dhe 17 të bronzta.
Top treshen e mbyll Australia, që ka në total 41 medalje: 18 të arta, 12 të argjendta dhe 11 të bronzta.
Më poshtë mund të shikoni listën e plotë të top 10-shes për medaljet e fituara nga 10 ditët e Lojërave Olimpike. /Telegrafi/