Site icon Telegrafi

Dita botërore kundër shkretëzimit dhe thatësirës

Sot është Dita Botërore e Luftës kundër Shkretëzimit dhe Thatësirës, e cila mbahet çdo vit për të rritur ndërgjegjësimin e komuniteteve mbi përpjekjet ndërkombëtare në luftën kundër shkretëzimit.

Kjo ditë duhet të na kujtojë të gjithëve se neutralizimi i degradimit të tokës arrihet përmes zgjidhjes së problemeve, përfshirjes së fortë të komuniteteve dhe bashkëpunimit në të gjithë nivelet.

Dita Botërore kundër Thatësirës dhe Shkretëzimit festohet në mbarë botën më 17 Qershor me një fokus për 2018, në menaxhimin e qëndrueshëm të tokës si një mënyrë për të rigjeneruar ekonomitë, krijuar pune dhe për rivitalizimin e komuniteteve.

Ajo u themelua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara para 23 vitesh për të rritur ndërgjegjësimin mbi aksionet globale dhe kombëtare që kërkohen për të adresuar shkretëzimin, degradimin e tokës dhe thatësirën. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version