Dita botërore e zgjedhjeve, që mbahet çdo të enjten e parë të muajit shkurt, ka takuar Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dhe Asociacionin qytetar MOST, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç kumton KSHZ-ja, takimi është mbajtur në drejtim të nxitjes së zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet KSHZ-së dhe MOST-it. KSHZ-ja me këtë rast ka marrë në dorëzim bazën e të dhënave të vendimeve dhe aktvendimeve për ankesat dhe parashtresat që janë përgatitur paraprakisht nga MOST.
Baza e të dhënave është përgatitur në kuadër të projektit “Udhërrëfyes drejt zgjedhjeve të lira dhe korrekte”, projekt ky i zbatuar nga Asociacioni qytetar MOST, ndërkaq është mbështetur financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup, Ambasada Britanike në Shkup, Instituti Kombëtar Demokratik (IKD) dhe Fondi Kombëtar për Demokraci (FKD)./Telegrafi/