Site icon Telegrafi

Dita Botërore e Ujit, KRU ‘Hidrodrini’: Në kohë pandemie, rëndësia e ujit të pijshëm është jetike

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” thotë se shpenzimit i ujit në kohë pandemie është jetike.

Kompania rithkeson me këtë rast zotimin ndaj konsumatorëve, për furnizim të pandërprerë me ujë në këtë periudhë pandemie, në zonën e saj të mbulueshmërisë.

KRU “Hidrodrini” rikujton se krahas konsumatorit, me përparësi, po merret me furnizim të pandërprerë edhe për të gjitha institucionet vitale shëndetësore dhe emergjente të zonës së saj.

Njoftimi i plotë i kompanisë

Të dashur qytetarë,

Të nderuar konsumatorë,

Sot është 22 Marsi – Dita Botërore e Ujit!

Dita Botërore e Ujit e cila organizohet çdo vit ne 22 Mars ka si qëllim të rrisë vëmendjen mbi rëndësinë që ka uji dhe kjo vëmendje sot na duhet më tepër se asnjëherë!

Vendin tonë, sikur edhe tërë botën, kjo datë, kësaj radhe, po e gjen në betejë me Pandeminë globale COVID 19 apo koronavirusin.

Uji na duhet në çdo sekondë të jetës, sepse uji është jetë.

Mirëpo, në kushte pandemie, ju e dini se, ofrimi i ujit të sigurt dhe kushteve të sigurta të higjienës dhe pastrimit janë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit të njeriut gjatë shpërthimeve të sëmundjeve infektive, duke përfshirë edhe shpërthimin e COVID-19.

Veprimet për zbatimin e masave të nxjerra nga Institucionet tona shtetërore e shëndetësore, na obligojnë bashkërisht në menaxhim sa më të efektshë, thelbësorë e racional për higjienën personale, familjare, kolegtive.

Duke e mirëmenaxhuar ujin, në shpenzim racional, secili nga ne, ndihmojmë vetën dhe institucionet vitale të kujdesit shëndetësorë dhe emergjencave tjera, të cilat i kemi shpallur prioritet furnizimi. Kështu ndihmojmë më tej në parandalimin e transmetimit nga njeriu tek njeriu të virusit COVID-19.

Duke uruar këtë ditë të çmuar për jetën, ne ju lusim për pagesë të shpenzimit, shpenzim racional dhe mirëkuptim!

Pavarësisht rrethanave të krijuara, KRU ‘Hidrodrini’ zotohet se rajonin tonë të mbulueshmërisë do ta mbajmë 24 orë me furnizim, me përjashtim të ndonjë prishjeje lokale që mund të pasojë në sistem furnizues apo shpërndarës, e për çfarë ekipet tona të gatishmërisë do intervenojnë menjëherë.

Në fund, mos harroni se pavarësisht rrethanave pandemike globale që rezultojnë edhte tek ne, me reduktim të stafit, ekipet e specialistëve, inxhinierëve dhe inkasantëve të terrenit janë në detyrë, në ofrim të shërbimeve për ju!

Kujtoni sot, se shumica e punonjësve tonë teknik, nuk janë pranë familjes në shtëpi, ata janë në detyrë, në shërbim për ne, për ju! Bashkë do ja dalim!

Zoti na ndihmoftë! Panikë Jo, Kujdes Po! /Telegrafi/

Exit mobile version