Telegrafi

Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit

Siguria e ushqimit dhe të ushqyerit e drejtë janë parakushte themelore për shëndet dhe mirëqenie të popullatës së një vendi.

Më 20 dhjetor 2018, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 73/250 për caktimin e Ditës Botërore të Sigurisë së Ushqimit. Kështu, duke filluar nga viti 2019, 7 qershori do të jetë ditë, e cila do shënohet me aktivitete të cilat i theksojnë përfitimet nga ushqimi i sigurt, por edhe lëshimet dhe mangësitë eventuale në zinxhirin e ushqimit të sigurt.

Ushqimi i sigurt ka një rëndësi qenësore për promovimin e shëndetit dhe eliminimin e urisë – dy qëllimet kryesore të Agjendës për vitin 2030.

Sëmundjet lidhur me ushqimin jo të sigurt zakonisht shkaktohen nga baktere, viruse, parazitë ose substanca kimike të cilat i fusim në organizëm përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar.

600 milionë njerëz ose 1 në 10 njerëz në botë sëmuren si pasojë e konsumimit të ushqimit të kontaminuar dhe në vit vdesin rreth 420.000. Në këtë grup, fëmijët deri në moshën 5 vjeçare marrin pjesë me 40 % në ngarkesën me sëmundjet që burojnë nga ushqimi jo i sigurt, ose 125.000 raste të vdekjes në vit.

Temë e sivjetme e Ditës Botërore të Sigurisë Ushqimore është ‘Ushqim më i sigurt, shëndet më i mirë’. /kp/