Më 21 mars shënohet Dita Botërore e Poezisë, e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), që nga viti 1999.
Poezia, që nga antikiteti, ka qenë mjet i shprehjes së ndjenjave më të thella të brendshme të poetit, por edhe reflektim shumëdimensional dhe pasqyrë e shoqërisë.
Për nder të kësaj dite dhe, sidomos, për të promovuar leximin e poezisë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme dhe fundjavës, botimet e tyre me poezi do të mund t’i gjeni me 𝟑𝟎% 𝐙𝐁𝐑𝐈𝐓𝐉𝐄:
– Hermann Hesse – “Poezi të zgjedhura”,
– Safo – “Poezi”,
– Katuli – “Poezi të zgjedhura”,
– Tom Lanoye – “Shumica e poezive”,
– Kujtim Shala – “Idioma”, si dhe
– Anne Weber – “Aneta: një epos heroinash”,
si dhe botimet për fëmijë:
– Drenusha Zajmi-Hoxha – “Bletëzat”,
– Bedri Dedja – “Shkolla e pyllit”,
– Agim Deva – “Vjersha”,
– Mark Krasniqi – “Posta e porositur”,
– Gianni Rodari – “Mes bankash”,
– Gianni Rodari – “Punët e zotit maçok”.
Librat mund t’i gjeni në dy pikat e librarisë “Dukagjini”, ose mund t’i porositni përmes uebfaqes dhe aplikacionit.