Më 20 dhjetor 2013 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli datën 3 mars si Ditën Botërore të Jetës së Egër, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi kafshët dhe bimët e egra.
Këtë vit aktivitetet zhvillohen me temën “Ruajtja e jetës në Tokë”. Sipas të dhënave statistikore në Shqipëri janë prezent mbi 80 lloje gjitarësh dhe mbi 320 lloje shpendësh.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, tha sot se, “me vendosjen e moratoriumit të gjuetisë së paligjshme dhe moratoriumit të prerjes së pyjeve në Shqipëri ka pasur një rritje të këtyre specieve”.
“Kjo ditë na kujton nevojën për të vazhduar ndërgjegjësimin dhe angazhimin kundër krimit mjedisor, i cili ka impakte të mëdha në ekonomi, mjedis dhe shoqëri”, tha Klosi.
Në Shqipëri janë prezent mbi 80 lloje gjitarësh dhe mbi 320 lloje shpendësh. Objekt i këtij inventarizimi fillimisht u caktuan 30 specie, të cilat janë parë si objekte gjuetie dhe disa të tjera si të kërcënuara apo të rëndësishme të mbrojtura nga Konventat ndërkombëtare, ratifikuar nga Shqipëria.
- Ariu i murrmë
- Macja e egër
- Rrëqebulli
- Lundërza
- Dhia e egër
- Kaprolli
- Baldosa
- Ujku
- Çakalli
- Derri i egër
- Lepuri i egër
- Dhelpra
- Zardafi/Kunadhja gushëverdhë
- Shqarthi/Kunadhja gushëbardhë
- Kryekuqe e madhe
- Kryekuqe qafëgjelbër
- Grilla
- Rosa bishtgjel
- Rosa e përhime
- Sqepluga
- Marsatorja
- Shapka e ujit
- Bajza
- Thëllënxa e malit
- Pëllumbi i egër
- Shapka
- Turtulli
- Shkurta
- Lauresha
- Pelikani kaçurrel
Gjatë inventarizmit janë vënë re edhe 27 specie të tjera, prej të cilave janë përzgjedhur edhe specie për t’u inventarizuar gjatë këtij viti në habitatet e Prespës, Pogradecit dhe liqenit të Shkodrës (ky proces realizohet me mbështetjen e GIZ), por edhe në lagunat bregdetare, ku mund të përmendim:
- Shqiponjën
- Kryekuqja e vogël
- Mjellma
- Karabullaku i madh
- Karabullaku i vogël
- Pelikani rozë
- Çafka e bardhë/ e përhime
- Flamengo
- Pulëbardha
- Dallëndyshja e detit