Telegrafi

Dita 3 – DJ më i mirë në botë, Martin Garrix, performon në Sunny Hill Festival

Të dielën do të mbyllet festivali më i madh në vend, Sunny Hill Festival.

Dhe siç e do zakoni, qershia është mbi tortë me muzikën elektronike e cila do të vijë nga disa prej emrave më të njohur të skenës vendore dhe ndërkombëtare.

Spikat Martin Garrix, superylli i muzikës elektronike, ai që konsiderohet DJ më i mirë në botë. Me hite të shumta dhe me hitin që e ka me Dua Lipën, Martin Garris siguron se atmosfera do të jetë në nivel.

Pos tij emra tjerë të njohur që do të performojnë janë SG Leëis dhe Bondax.

Ndërkaq, performancat fillojnë qysh herët me yjet vendore të muzikës si Art Haliti, Oda Haliti, Rrrron, Secret 47, Gon & Sonik, Gamblemania etj.

/Telegrafi/