Site icon Telegrafi

Distria në çerekfinale, mposht rusen para syve të Putinit

Distria Krasniqi është kualifikuar në çerekfinale të kampionatit botëror në xhudo që po mbahet në Budapest.

Prezent në duelin e saj ndaj ruses Yuli Kazarina ishte presidenti rus, Vladimir Putin, një adhurues i madh i xhudos.

Ajo mposhti me 11 pikë epërsi Kazarinan pas 3 minutash e 22 sekondash luftë.

Tash ajo do të përballet me Cohen Gilin nga Izraeli. /Telegrafi/

Exit mobile version