Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka fituan edhe në raundin e dytë në Grand Prixin e Zabrebit dhe është kualifikuar në çerekfinale.
Kampionia olimpike nga Kosova ka fituar pa telashe edhe në raundin e dytë të garës që po mbahet në kryeqytetin kroat.
Fillimisht, Distria ishte dominuese në takimin e parë ndaj Sofia Asvesta, të cilën e mposhti me ‘waza-ari’.
Ashtu ndodhi edhe në raundin e dytë, ku pejania arriti të mposht me ‘ippon’ xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Me këtrë fitore, Distria kalon në çerekfinale, ku do të përballet me xhudisten nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt.
Sot më vonë ndeshet edhe Laura Fazliu me Ariela Sanchez nga Republika Dominikane në kategorinë deri në 63 kilogramë. /Telegrafi/