Telegrafi

Distria Krasniqi vazhdon me suksese, fiton dy ndeshjet e para në Grand Prixin e Hagës

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi po shkëlqen në garat që po mbahen në Grand Prixin e Hagës në Holandë.

Distria Krasniqi e ka shënuar fitoren e parë në Grand Prix e xhudos që po mbahet në qytetin e Hagës.

Xhudistja jonë ka arritur që në ndeshjen e parë të mposht xhudisten nga Gjermania, Ulrich Mira, me ippon.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xhudo

Në ndeshjen e radhës, Krasniqi u takua me xhudisten nga Portugalia, Maria Siderot

Edhe në këtë përballje, xhudistja nga Kosova ka arritur ta fitojë me ippon.

Në sfidën e radhës, Krasniqi do të takohet me xhudisten nga Japonia, Aya Sakagami.

Kjo përballje është e vlefshme për finalen e fazës D.

Në rast fitore, Distria Krasniqi do të kalojë në repesazh dhe nga aty mund ta fitojë gjithë Grand Prixin e Pragës. /Telegrafi/