Site icon Telegrafi

Distria Krasniqi siguron medaljen, kualifikohet në finale në Grand Slamin e Tbilisit

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të kalojë në finale të Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kampionia olimpike nga Kosova e nisi ditën nga raundi i dytë, pasi nuk kishte ndeshje në raundin e parë.

Në raundin e dytë, Distria arriti ta fitojë ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba, duke fituar në ‘pikë të artë’ me një ‘waza-ari’.

Lexo po ashtu Distria Krasniqi fiton dy meçet e para dhe kalon në gjysmëfinale të Grand Slamit të Tbilisit

Me këtë fitore, xhudistja pejane kaloi në çerekfinale, ku pati punë me holandezen Naomi Van Krevel.

Megjithatë, edhe në këtë meç, Distria ishte më e mirë duke mposhtur Van Krevelin dhe duke siguruar gjysmëfinalen në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në gjysmëfinale, pejania u ndesh me francezen Astride Gneto, të cilën gjithashtu e mposhti.

Fitorja e Distrias erdhi me ‘ippon’ pasi kundërshtarja e saj  u ndëshkua me tre karton të verdhë.

Në finale, Distria do të takohet me hungarezen Reka Pupp. /Telegrafi/

Exit mobile version