Pa kurrëfarë diskutimi çmimin ‘Sportistja e Vitit 2020’ i takon Distria Krasniqit, e cila mbizotëroi tatamin në garat e ndryshme ndërkombëtare.
Xhudistja jonë pati vitin më të mirë në karrierën e saj, duke u ngjitur në podium sa herë që mori pjesë në gara.
Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në kampionatin evropian të mbajtur në Pragë, ndërsa medaljen e artë e fitoi në Grand Slamet e Parisit dhe Budapestit.
Qershia mbi tortë ishte mbyllja e vitit 2020 në vendin e parë në renditjen botërore dhe olimpike në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Distria mbetet shpresa e madhe e Kosovës për medalje në Lojërat Olimpike Tokio 2020. /KOK/