Site icon Telegrafi

Distria Krasniqi pëson humbje në gjysmëfinale, tani në garë për medaljen e bronztë

Distria Krasniqi nuk ka arritur të kualifikohet në finalen e madhe të Kampionatit Botëror që po mbahet në Japoni.

Xhudistja nga Kosova ka pësuar humbje në gjysmëfinale.

Krasniqi u mposht nga xhudistja japoneze Funa Tonaki.

Edhe përkundër humbjes, Distri Krasniqi tani do të luftojë për të bronztën.

Kundërshtarja e xhudistes kosovare në luftën për të bronztën do të jetë spanjollja Laura Martinez Abelenda. /Telegrafi/

Exit mobile version