Telegrafi

Distria Krasniqi një fitore larg medaljes së bronztë, Flaka Loxha gjithashtu lufton në repesazh

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të repesazhit në Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Pas një fitore dhe një humbje, Distria u eliminua në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Megjithatë, xhudistja pejane mbeti në garë për medaljen e bronztë me anë të repesazhit.

Lexo po ashtu Distria Krasniqi mposhtet nga Buchard, medaljen e bronztë do ta kërkojë me anë të repesazhit

Në ndeshjen e parë, ajo mposhti xhudisten zvicerane, Fabienne Kocher me ‘waza-ari’ në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në ndeshjen e fundit për medaljen e bronztë, Distria do të ndeshet me gjermanen Bascha Ballhaus.

Në fazën e fazën e repesazhit sot është edhe xhudistja tjetër kosovare, Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo do të ndeshet në ndeshjen e parë të repesazhit me çeken Vera Zemanova. /Telegrafi/