Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të repesazhit në Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Pas një fitore dhe një humbje, Distria u eliminua në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Megjithatë, xhudistja pejane mbeti në garë për medaljen e bronztë me anë të repesazhit.
Në ndeshjen e parë, ajo mposhti xhudisten zvicerane, Fabienne Kocher me ‘waza-ari’ në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në ndeshjen e fundit për medaljen e bronztë, Distria do të ndeshet me gjermanen Bascha Ballhaus.
Në fazën e fazën e repesazhit sot është edhe xhudistja tjetër kosovare, Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ajo do të ndeshet në ndeshjen e parë të repesazhit me çeken Vera Zemanova. /Telegrafi/