Site icon Telegrafi

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Po vazhdojnë sukseset e xhudisteve tona në Kampionatin Evropian.

Distria Krasniqi ka shënuar edhe fitoren e tretë në garat që po mbahen në kryeqytetin izraelit të Tel Avivit.

Xhudisja jonë në kategorinë deri në 52 kilogramë ka mposhtur në çerekfinale hungarezen Reka Kupp.

Kjo e fundit u suspendua për shkak të tri vërejtjeve gjersa Distria ishte duke fituar edhe para pezullimit të kundërshtares.

Distria, në kategorinë -52 kilogramë, mundi polaken Karolina Pienkowska, e cila u pezullua me tri vërejtje, shkaku i pasivitetit.

Nora Krasniqi u kualifikua në gjysmëfinale, ku do të takohet me xhudisten turke, Irem Korkmaz, e cila triumfon në këtë fazë kundër rumunes Andreea Chitu.

Ndryshe, në çerekfinale është edhe Nora Gjakova do të takohet me Telma Monteron. /Telegrafi/

Exit mobile version