Telegrafi

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.

Xhudistja nga Kosova në çerekfinale brenda 20 sekondave ka mposhtur jugkoreanën Seyn Jang duke e hedhur në mënyrë mjeshtërore.

E në gjysmëfinalen e madhe, Krasniqi do të ketë përballë Uta Abe në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kujtojmë që Distria Krasniqi është kampione olimpike në kategorinë deri në 48 kilogramë, derisa kundërshtarja e saj japoneze në kategorinë deri në 52 kilogramë. /Telegrafi/