Kampionati botëror i xhudos ka filluar të mbahet në Japoni.
E garuesja e parë nga Kosova, Distria Krasniqi e ka nisur për mrekulli këtë botëror duke arritur në gjysmëfinale.
Deri në gjysmëfinale, Distria ka fituar tri lufta, ku fillimisht mposhti spanjollen Julia Figueroa.
Në raundin e dytë, Krasniqi e eliminoi Narantsetseg Ganbaatar të Mongolisë, ndërsa në çerekfinalen e kategorisë deri 48 kilogramë, Krasniqi fitoi ndaj argjentinases, kampiones aktuale olimpike, Paula Pareto.
Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me Funa Tonakin e Japonisë. /Telegrafi/