Telegrafi

Distria Krasniqi në garë për medalje, Nora Gjakova eliminohet nga “Mastersi” në Rusi

Nora Gjakova është eliminuar që në raundin e parë të “Mastersit” të Rusisë.

Xhudisjta jonë u eliminua nga koreano-jugorja Youjeong Kwonin.

Me këtë të fundit në kategorinë deri në 57 kilogramë ishte përballur edhe në të kaluarën, ku gjithashtu kishte pësuar humbje në botërorin e fundit.

Në garë për medalje mbetet xhudistja tjetër Distria Krasniqi, e cila ka kaluar rrethin e parë, duke mposhtur Reka Puppin e Hungarisë.

Në raundin e dytë ajo përballet me rusen Natalia Kuziuntina.

“Mastersi” është gara e fundit e vitit dhe zhvillohet në Shën Petersburg. /Telegrafi/