Nora Gjakova është eliminuar që në raundin e parë të “Mastersit” të Rusisë.
Xhudisjta jonë u eliminua nga koreano-jugorja Youjeong Kwonin.
Me këtë të fundit në kategorinë deri në 57 kilogramë ishte përballur edhe në të kaluarën, ku gjithashtu kishte pësuar humbje në botërorin e fundit.
Në garë për medalje mbetet xhudistja tjetër Distria Krasniqi, e cila ka kaluar rrethin e parë, duke mposhtur Reka Puppin e Hungarisë.
Në raundin e dytë ajo përballet me rusen Natalia Kuziuntina.
“Mastersi” është gara e fundit e vitit dhe zhvillohet në Shën Petersburg. /Telegrafi/