Site icon Telegrafi

Distria Krasniqi në finale të “Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018”

Xhudistet tona po vazhdojnë me sukses të shfaqen në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet për në finale të garave deri në 52 kilogramë.

Krenaria jonë ka mposhtur në gjysmëfinale turke, Irene Korkmaz, pasi kjo e fundit u pezullua për shkak të tri vërejtjeve.

Theksojmë se në çerekfinale xhudistja jonë mposhti me Ippon spanjollen, Isabel Perez.

Lexo po ashtu Nora Gjakova në finale të "Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018"

Ndryshe, edhe Nora Gjakova ka arritur të kualifikohet për në finale të garës të kategorisë deri në 57 kilogramë. /Telegrafi/

Exit mobile version