Telegrafi

Distria Krasniqi në finale të Kampionatit Evropian

Po vazhdojnë sukseset e xhudisteve tona në Kampionatin Evropian.

Distria Krasniqi ka shënuar edhe fitoren e katërt në garat që po mbahen në kryeqytetin izraelit të Tel Avivit.

Xhudistja jonë ka siguruar me këtë rast një biletë për në finalen e madhe teksa ka mposhtur turken Irem Korkmaz duke e eliminuar pas tri ndëshkimeve.

Tash kosovarja ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë.

Pejania në finale do të takohet me xhudisten ruse, Natalia Kuziutina, e cila në këtë fazë ka triumfuar kundër Evelyne Tschopp.

Në anën tjetër edhe Nora Gjakova është një hap pranë finales, ku do të ballafaqohet me Telma Monteron. /Telegrafi/