Distria Krasniqi ka siguruar medalje në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Paris të Francës, ndërsa Nora Gjakova është në garë për medaljen e bronztë.
Xhudistet e Kosovës kanë treguar rezultate të mira deri më tani në Grand Slamin që po mbahen të Paris të Francës.
Ekipi i Kosovës është rrugës së mirë për të përfunduar me medalje.
E tillë është, Dristria Krasniqi, e cila ka siguruar tashmë medaljen, pasi është ne finale të kësaj garës.
Ajo në kategorinë deri në 52 kilogramë shënoi fitore në gjysmëfinale ndaj brazilianes, Sarah Menezes.
Nora Gjakova është në luftë për medaljen e bronztë përmes repesazhit.
Xhudistja pejane u ndalë në çerekfinale nga Telma Monteiro (Portugali), ndërsa në repesazh mposhti Jessica Klimkait e Kanadasë.
Kampionia e Evropës 2018 është një luftë larg të bronztës. /Telegrafi/