Telegrafi

Distria Krasniqi në finale të Grand Slamit në Gjeorgji

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur në finalen e madhe të Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Distria e ka nisur mirë ditën duke fituar ndeshjen e raundit të dytë ndaj Charne Griesel për të kaluar në çerekfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Në çerekfinale, xhudistja pejane u takua me belgen Amber Ryheul, të cilën gjithashtu e mposhti pa shumë vështirësi për të kaluar në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Distria arriti të mposht me ‘ippon’ gjermanen Mascha Ballhaus për të siguruar finalen e madhe.

Në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë, kampionia jonë do të përballet me Diyora Keldiyorova nga Uzbekistani.

Kështu, Distria e ka siguruar tashmë medaljen e argjendtë, por synon të artën. /Telegrafi/