Majlinda Kelmendi nuk ka arritur të shkojë në finale, por Distria Krasniqi ia ka arrit një gjë të tillë në grand Prixin e Budapestit.
Xhudistja pejane ka nisur furishëm garat në Hungari, duke i mposhtur një pas një rivalet në Hungari.
Krasniqi ka arrit që në gjysmëfinale të triumfoj kundër spanjolles, Juliana Figueroa, të cilën e mposhti me ippon.
Distria me këtë fitore ka arritur që të kualifikohet në finalen e Grand Prix Budapest.
Theksojmë se Kelmendi do të paraqitet në repechage kundër spanjolles, Ana Perez Box.
Ndryshe, gjysmëfinaliste tjetër është edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë. /Telegrafi/