Sot ka filluar turneu Grand Prix i xhudos, që për tri ditë do të mbahet në Hagë të Holandës ndërsa Kosova do të përfaqësohet me tre garues.
Distria Krasniqi tashmë është kualifikuar në finale të Grand Prixit të xhudos.
Në gjysmëfinale, Distria në kategorinë deri 52 kilogramë mundi polaken, Agata Perenc.
Krasniqi është në rrugë të mirë të fitojë medaljen e artë.
Kujtojmë se Kosova përfaqësohet me Distria Krasniqin, Nora dhe Akil Gjakovën. /Telegrafi/