Kampionja jonë olimpike (-48 kg), Distria Krasniqi, fitoi medaljen e argjendtë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Ajo u ndal në finale nga kampionia olimpike (-52 kg), japonezja, Uta Abe, kategoria -52 kg.
Krasniqi deri në finale u kualifikua pas katër fitoreve.
Në anën tjetër Flaka Loxha arriti deri në raundin e tretë të kategorisë -57 kg.
Disi fitoi 490 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Paris 2024, ndërsa Flaka 112. /Telegrafi/